Sport

E BUJSHME| Bayern Munich kontakton De Ligt, zbulohet oferta! Chelsea ndërkohë…

Matthijs de Ligt është i bindur, Bayern Munich është skuadra e duhur për vazhdimin e karrierës së tij.

4 Korrik 2022, 20:51 Nga DOSJA
E BUJSHME
Matthijs de Ligt

ITALI- Matthijs de Ligt është i bindur, Bayern Munich është skuadra e duhur për vazhdimin e karrierës së tij. Lajmet që vijnë nga Gjermania janë konkrete dhe klubi bavarez ka nisur kontaktet e para me Juventusin dhe agjentët e lojtarit holandez.

Mësohet se De Ligt ka folur me trajnerin Nagelsmann dhe me drejtorin sportiv Salihamidzic të cilët e kanë bindur të zgjedhë Bayernin para skuadrave të Premier League. Problemi mbetet te shuma që kërkon Juventus dhe që Bayern për momentin nuk është i gatshëm ta paguajë.

Klauzola e lirimit të de Ligt është më shumë se 100 milionë euro, por klubi bavarez ka vendosur në pjatë 60 milionë. Chelsea ofron pak më shumë se Bayern, por sipas Sky Germany lojtari preferon kalimin në Gjermani, një detaj që është i rëndësishëm.

Në të njëjtën kohë Juve po kërkon përreth për të gjetur një profil ideal për të zëvendësuar holandezin. Emri i më i përfolur është mbrojtësi i Arsenalit Gabriel. Topçinjtë kërkojnë 40 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

de ligt juventus

Sondazh

Poll