Politike

Vrasja e Xhuvanit, Berisha: Paplekaj oficer shembullor, në Elbasan u qëllua me dy tyta

Ai shtoi se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbetur pa u ndëshkuar edhe pse ka gënjyer publikisht. 

30 Qershor 2022, 22:37 Nga F.M
Vrasja e Xhuvanit, Berisha: Paplekaj oficer shembullor, në Elbasan u
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje e cila ndodhi vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan. I ftuar në "Opinion", Berisha tha se Arbër Paplekaj, i cili është në burg për vrasjen e Xhuvanit është një oficer shembullor. Ai shtoi se Paplekaj nuk do të kishte qëlluar në asnjë rast tjetër veç vetëmbrojtjes. Ai shtoi se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbetur pa u ndëshkuar edhe pse ka gënjyer publikisht. 

"U faktua se policia qëndroi indiferentë ndaj krimit ose në anën e krimit. Kemi dy nëndrejtorë në arrest, kurse drejtori i përgjithshëm, që gënjeu, dhe kryeministri që e mbrojti, nuk pësuan asgjë. Kush është krimineli i vërtetë? A nuk është ai që mori 18 mijë vota për këta njerëz? Kujt i del zot Edi Rama? Donin ta mbyllnin ngjarjen me Arbër Paplekaj, një oficer shembullor, një oficer që ishte nga më të mirët në Afganistan. Ai nuk qëllonte kurrë, përveçse në vetëmbrojtje. Në vendimin e policisë thuhet se kanë qëlluar me dy tyta, jo me një. A nuk është kryeministri dhe drejtori i policisë bashkëpunëtor në këtë krim? Duhet t’ua dimë për nder gazetarëve trima, që arritën të nxirrnin të vërtetën,"- tha Berisha. 

Ç'po ndodh me hetimet për vrasjen e Xhuvanit?

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dy ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Elbasanit u lanë në arrest shtëpie. Ata akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. 6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra. Ata janë: Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

sali berisha pjerin xhuvani vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll