Politike

Basha hartoi rezolutën për gjenocin serb? Berisha: Kurrën e kurrës, ai është gënjeshtar

Berisha mohoi që rezolutën që dënon gjenocidin serb ta ketë hartuar Basha.

30 Qershor 2022, 22:27 Nga F.M
Basha hartoi rezolutën për gjenocin serb? Berisha: Kurrën e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha është gënjeshtar dhe e krahasoi atë me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në “Opinion”, Berisha mohoi që rezolutën që dënon gjenocidin serb ta ketë hartuar Basha. Kreu i PD tha se nuk mund t’i besosh Bashës.

Pjesë nga biseda:

A ishin ato dy rezolutat tuaja, sepse burime më thonë që janë hartuar nga ish-kryetari Basha?

Berisha: Të besosh çfarë thotë Basha është një njëlloj si të besosh Ramën. Janë njëlloj ata, ata gënjeshtarë të dy. Nuk mund të besohen, kurrën e kurrës.

sali berisha

Sondazh

Poll