Politike

E dëmton Opozitën non-grata? Berisha: Ai i Indisë darkonte në shtëpinë e Bardhë, rrallë jam bërë me ambasadat

Berisha tha se ka parë raste të tjera të krerëve të shtetit që kanë qenë në 'listën e zezë' dhe kanë arritur të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë.

30 Qershor 2022, 22:34 Nga F.M
E dëmton Opozitën non-grata? Berisha: Ai i Indisë darkonte
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar që fakti që ai është shpallur non-grata e penalizon Partinë Demokratike dhe e dëmton atë. I ftuar në "Opinion", Berisha tha se ka parë raste të tjera të krerëve të shtetit që kanë qenë në 'listën e zezë' dhe kanë arritur të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë. Si shembull mori kryeministrin e Indisë. 

Pjesë nga biseda:

Si jeni ndjerë këtë vit? Nuk jeni i ftuar në takime në ambasada?

Sali Berisha: Meqë po më pyet, prej disa vitesh shumë rrallë e kanë gjetur Sali Berishën në takimet në ambasada. Kjo është natyra ime. Axhenda ime është liruia e shqiptarëve. Askush nuk ia sjell nëse nuk e kërkojnë vetë. Unë kam kaluar mbi 40 vjet në diktaturë dhe për mua, një nga dramat më të mëdha të një shoqërie diktatoriale, është delegimi i lirisë tek dikush tjetër. Për ta ilustruar këtë, kur rrëzuam bustin me mijëra shqiptarë rrëmbyen armët që të risillnin bustin.

A po e dëmtoni opozitën me dizenjimin non-grata që keni?

Sali Berisha: Ka shumë njerëz që e kanë mbrojtur në vende më të mëdha, në kontinente. Kryeministri i Indisë, Modi ka qenë në listën e zezë për akte shumë të rënda dhe u bë kryeministër ndërsa e shihja që darkonte në Shtëpi të Bardhë. Modi i besonte lirisë dhe ligjit. U faktua që ai punoi për vendin e tij. Sot në raportin e fundit, Shqipëria tejkaloi Indinë për kultivimin e kanabisit.

sali berisha

Sondazh

Poll