Politike

Kush proteston më 7 korrik? Berisha: Është ftuar çdo parti, Duka e ka konfirmuar

Nuk diti të thoshte asnjë emër që nuk do të vijë.

30 Qershor 2022, 22:06 Nga F.M
Kush proteston më 7 korrik? Berisha: Është ftuar çdo
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe të gjitha partitë opozitare do të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut. I ftuar në ‘Opinion’, Berisha tha se Agron Duka ia ka konfirmuar pjesëmarrjen, por nuk diti të thoshte asnjë emër që nuk do të vijë.

“LSI do të marrë pjesë, edhe partitë e tjera janë thirrur dhe do të vijnë. Unë di që kanë konfirmuar pjesëmarrjen Agron Duka dhe nuk di ndonjë që nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen,”- tha Berisha ndër të tjera.

sali berisha

Sondazh

Poll