Politike

Meta poston foton me ambasadorët, mes tyre dhe Yuri Kim: Urime Egjiptit

Me anë të një postimi në Twitter, Meta teksa ka uruar Egjiptin për festën, ka postuar dhe pamje nga eventi.

30 Qershor 2022, 22:07 Nga I.A
Meta poston foton me ambasadorët, mes tyre dhe Yuri Kim: Urime Egjiptit
Meta dhe ambasadoret

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi. Me anë të një postimi në Twitter, Meta teksa ka uruar Egjiptin për festën, ka postuar dhe pamje nga eventi. Në një ndër fotografitë, shihet Meta në krah të ambasadores amerikane Yuri Kim.     

Postimi i Plotë:

I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin Abdelfattah Elsisi. Të vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë.

Ky takim i Metës me ambasadorët vjen në 24 ditët e fundit të Presidentit në krye të detyrës.

ilir meta yuri kim

Sondazh

Poll