Politike

Çfarë do ndodhë më 7 Korrik? Berisha: Populli shqiptar do të zbresë në histori

Berisha thotë se shoqëria shqiptare do të zbresë në histori. Protesta, tha Berisha, ishte një thirrje e shoqërisë për të dalë në protesta.

30 Qershor 2022, 22:20 Nga F.M
Çfarë do ndodhë më 7 Korrik? Berisha: Populli shqiptar do
Sali Berisha

TIRANË- Në datë 7 Korrik, populli opozitar do të zbresë në rrugë për të bërë rrugën. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, kur u pyet për protestën e opozitës më 7 Korrik.

Berisha thotë se shoqëria shqiptare do të zbresë në histori. Protesta, tha Berisha, ishte një thirrje e shoqërisë për të dalë në protesta.

“Populli, shoqëria shqiptare zbret në histori. Populli zbret në rrugë për të bërë rrugën. Sigurisht populli opozitar, por gradualisht mbarë populli shqiptar besoj. Beteja nuk pret mot, beteja kur të thërret do t’i përgjigjesh. Ishte një thirrje e përgjithshme e demokratëve, e grupeve të mëdha të interesit, e bizneseve. Ishte e mjekëve,  intelektualëve, shoqërisë civile”, u shpreh Sali Berisha.

Kryedemokrati shtoi se Lulzim Bashës dhe Enekelejd Alibeajt u këshilloi mos të marrin pjesë në protestë, duke i konsideruar si “zjarrfikësit e opozitës”.

Marrë nga tvklan.al

sali berisha

Sondazh

Poll