Politike

Berisha: Unë jam kosovar, por s'pres asnjë nga jashtë Shqipërisë për 7 korrikun

Kreu i PD shtoi se ajo që po bën kryeministri Edi Rama është një tradhëti kombëtare ndaj Kosovës.

30 Qershor 2022, 21:59 Nga F.M
Berisha: Unë jam kosovar, por s'pres asnjë nga jashtë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ai është kosovar pasi Tropoja i përket Malësisë së Gjakovës. I ftuar në "Opinion", i pyetur nëse më 7 korrik do t'i bashkohen shqiptarët e Kosovës, Berisha tha se kurrsesi nuk do t'i përdorte për kapital politik. Kreu i PD shtoi se ajo që po bën kryeministri Edi Rama është një tradhëti kombëtare ndaj Kosovës.

"Në radhë të parë dua të them që jam Kosovar, Tropoja është pjesë e Malësisë së Gjakovës. Unë jam nga Tropoja. Nuk do ta përmendja kurrë Kosovën për kapital politik. Nuk pres asnjë qytetar të Kosovës, as të Maqedonisë së Veriut e as të askujt, pres qytetarë të Tiranës. Sot jemi në rrethana të një tradhtie të qartë kombëtare të shqiptarëve nga Edi Rama me projektin e Ballkanit të Vuçiçit, të Putinit dhe Beogradit,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll