Politike

Sherr për shezlongët në Tale të Lezhës, kamerieri rrihet nga pushuesit e përfundon në spital

Kamerieri është konfliktuar fillimisht verbalisht me dy djemtë pushues, por situata është përshkallëzuar në dhunë fizike.

30 Qershor 2022, 22:11 Nga F.M
Sherr për shezlongët në Tale të Lezhës, kamerieri
Policia natën

LEZHË- Një i ri ka përfunduar në spital pasi është konfliktuar me disa pushues. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tale të Lezhës. I riu ka qenë duke punuar si kamerier dhe në sherri ka nisur për lekët e çadrës dhe shezlongëve që kishin zënë dy pushues.

Kamerieri është konfliktuar fillimisht verbalisht me dy djemtë pushues, por situata është përshkallëzuar në dhunë fizike. Për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamerieri që është dërguar në spitalin e Lezhës. Ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas ka shkuar në polici ku ka bërë denoncimin.

lezhe sherr ne tale rrihet kamerieri ne tale

Sondazh

Poll