Politike

S'e njeh Begajn! Berisha: Mik i thekur i Ramës e Ballës, s'ndryshoj qëndrim

Berisha tha se Begaj sipas tij është një 'socialist i thekur'.

30 Qershor 2022, 21:57 Nga F.M
S'e njeh Begajn! Berisha: Mik i thekur i Ramës e Ballës,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të vendit Bajram Begaj. I ftuar në "Opinion", Berisha tha se Begaj sipas tij është një 'socialist i thekur'. Ai tha se Begaj është mik me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Në historinë e Evropës, rast që shef shtabi të bëhet një mjek nuk ka.

Kjo është firmosur nga Presidenti i Republikës nuk ka

Sali Berisha: Rast që një mjek që ka ushtruar profesionin e tij, të bëhet shef shtabi, nuk ka

Ka pasur president mjekë.

Sali Berisha: Po krahason të pakrasueshmen, shefi i shtabit ka të bëjë me doktrinat e të tria armëve, këmbësorisë, flotës dhe forcave ajrore, mjekë kryeministria mund të kesh 10, mjekë Presidentë, 15.

Po hyni në tension me Presidentin

Sali Berisha: Është një socialist dhe mik i thekur i Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Do marrë pjesë PD-ja në ceremon

Sali Berisha: Ne e thamë zgjedhjen tonë, e konsiderojmë zgjedhje moniste, u zgjidh me mandate të plaçkitura

Bamir Topi si u zgjodh

Sali Berisha: Nga një maxhorancë që doli me zgjedhje që përmbushnin kriteret e OSBE-ODIHR.

Pra nuk merrni pjesë

Sali Berisha: E kemi shprehur qëndrimin tonë

Bajram Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake. Begaj pritet që të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur mbaron edhe mandati 5-vjeçar i Presidentit Ilir Meta.

sali berisha bajram begaj

Sondazh

Poll