Politike

Kush e zëvendëson Alibeajn? Berisha nxjerr emrin: Luçiano Boçi, rregulli shkruhet në statut

Berisha tha se ia kanë ngarkuar Boçit, duke qenë se nënkryetari tjetër, Oerd Bylykbashi do të merret me drejtimin e Departamenteve dhe Reformave.

30 Qershor 2022, 22:31 Nga F.M
Kush e zëvendëson Alibeajn? Berisha nxjerr emrin: Luçiano
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Luçiano Boçi do të jetë personi që të zëvendësojë Enkelejd Alibeaj në muajin shtator në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. I ftuar në "Opinion", Berisha tha se gjithçka është e vendosur në statut, që kryetar grupi është një prej nënkryetarëve të partisë.

Këtë detyrë, Berisha tha se ia kanë ngarkuar Boçit, duke qenë se nënkryetari tjetër, Oerd Bylykbashi do të merret me drejtimin e Departamenteve dhe Reformave.

"Statuti e ka të përcaktuar, që do të jetë njëri nga nënkryetarët e PD që është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar. Janë ndarë detyrat, kjo detyrë i është ngarkuar Luciano Bocit, kurse nënkryetarit tjetër i është ngarkuar drejtimi i Departamenteve dhe Reformave,"- tha Berisha. 

sali berisha luciano boci oerd bylykbashi enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll