Politike

Ç'paralajmëron për 7 korrikun? Berisha: Jo të gjitha thuhen, Rama të mos merret me blindat

Dha një këshillë për Ramën.

30 Qershor 2022, 21:44 Nga F.M
Ç'paralajmëron për 7 korrikun? Berisha: Jo të gjitha
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk ka preferuar të thotë gjithçka që mund të ndodhë nëprotestën e 7 korrikut. I ftuar në "Opinion", Berisha tha se nuk mund të thotë gjithçka që është planifikuar. I pyetur për marrjen e masave nga kryeministri Edi Rama, Berisha tha se e këshillon që të mos merret me blindat.

Pjesë nga biseda: 

Sali Berisha: Do vendosi blindat në kryeministri dhe i them të mos merret me blinda, do ia mbathi në ndonjë qytet tjetër.

Është vetëm protesta apo ka dhe një skenar tjetër?

Sali Berisha: Jo çdo gjë mund të thuhet tani. Absolutisht nëse themi protestë do të nënkuptohet në mënyrë të pasikdutueshme një protestë e zgjatur e qëndrueshme. Do të ketë forma të qendresës civile.

sali berisha

Sondazh

Poll