Politike

Kryetar Çlirim Gjata/ PD ngre edhe në Dibër grup pune për 7 korrikun

Anëtarë janë Xhella Mziu, Dhurata Çupi, Kreshnik Çollaku, Bedri Hoxha, Roland Keta, Dafina Muda dhe Malbor Duka.

30 Qershor 2022, 17:40 Nga F.M
Kryetar Çlirim Gjata/ PD ngre edhe në Dibër grup pune për
PD

TIRANË- Partia Demokratike ka ripublikuar listën e grupit të punës për qarkun e Dibrës, gjë që nuk u lexua në deklaratën e djeshme. Grupin e kryeson Çlirim Gjata dhe anëtarë janë Xhella Mziu, Dhurata Çupi, Kreshnik Çollaku, Bedri Hoxha, Roland Keta, Dafina Muda dhe Malbor Duka.

Kryetar Çlirim Gjata/ PD ngre edhe në Dibër grup pune për
Grupi i punës, Dibër

PD publikoi dje hartën me grupet e punës të ngritura për përgatitjen e protestës së 7 korrikut.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

clirim gjata protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll