Politike

VD-Ekonomi: Rama është brand ndërkombëtar, s'kemi ç'të bëjmë

Ekonomi pohoi fjalët e Berishës, duke thënë se Rama është një 'brand' ndërkombëtar, duke theksuar se në çdo detyrë që kanë marrë në arenën ndërkombëtare kanë dalluar nga të tjerët.

30 Qershor 2022, 16:48 Nga I.A,F.M

VD-Ekonomi: Rama është brand ndërkombëtar, s'kemi

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Standartet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se ministrat e mbajnë Ramën për 'brand'. Gjatë fjalës në Kuvend, Ekonomi pohoi fjalët e Berishës, duke thënë se Rama është një 'brand' ndërkombëtar, duke theksuar se në çdo detyrë që kanë marrë në arenën ndërkombëtare kanë dalluar nga të tjerët.

"Në fakt të gjithë e dimë që brandi është term shumë i rëndësishëm në marketing, pavarësisht nëse brandi është tregtar apo politik. Ai që është brend do të marketoj ndryshe një cilësi të asaj që përfaqëson. Dhe zoti Rama është pikërisht ai që di të marketojë ndryshe një cilësi të popullit shqiptar. Është një brand ndërkombëtar. Ajo që ka arritur Shqipëria në arenën ndërkombëtare sot është e panjohur më përpara, prandaj edhe trembeni ju. Është ndryshe nga çdo herë tjetër. Në çdo detyrë që që kemi marrë në arenën ndërkombëtare, kemi dalluar në këto vite. Mos harroni sa mirë që u menaxhua kryesimi i OSBE, mos harroni zërin që kemi sot në NATO. Ka një arsye pse zoti Rama është brand ndërkombëtar, nuk e ç’bëjmë dot këtë se e shikojmë ne, e shikojnë dhe partnerët ndërkombëtarë," tha Berisha.

milva ekonomi sali berisha edi rama seance plenare 30 qershor 2022

Sondazh

Poll