Politike

VD-Balla: Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, ka dakortësi

Nga Kuvendi, ai tha se Shqipëria ka përmbushur çdo kusht dhe se ky është një lajm i mirë për vendin tonë. 

30 Qershor 2022, 17:02 Nga F.M
VD-Balla: Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Nga Kuvendi, ai tha se Shqipëria ka përmbushur çdo kusht dhe se ky është një lajm i mirë për vendin tonë. 

"Ka një dakordësi mes 27 vendeve anëtare të BE për të mbajtur javën e ardhshme konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Java e ardhshme do të jetë një javë solemne, ne do të kalojmë një proces që nuk është i thjeshtë, është i gjatë, por Shqipëria ka përmbushur çdo kusht të mundshëm. E kërkova fjalën pikërisht për të dhënë këtë lajm të mirë,"- tha Balla ndër të tjera. 

seance plenare 30 qershor 2022 taulant balla

Sondazh

Poll