Politike

Propozimi i Macron për ngërçin Bullgari-RMV, KE: Është koha për të thënë po

Michel shkruan se propozimi i Macron është zgjidhje për një marrëveshje që do të hapte rrugën për hapjen e bisedimeve për anëtarsimin në BE me Maqedoninë e Veriut. 

30 Qershor 2022, 17:01 Nga F.M
Propozimi i Macron për ngërçin Bullgari-RMV, KE:
Charles Michel

BRUKSEL- Charles Michel, Presidenti i Këshillit Evropian i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë që të pranojnë marrëveshjen e propozuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në një postim në rrjetet sociale, Michel shkruan se propozimi i Macron është zgjidhje për një marrëveshje që do të hapte rrugën për hapjen e bisedimeve për anëtarsimin në BE me Maqedoninë e Veriut. 

"Mirësevjen ‘Europë 2022 France’, zgjidhje për një marrëveshje që do të hapte rrugën për hapjen e bisedimeve për anëtarsimin në BE me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja adreson shqetësimet e shprehura. Ne jemi më të afërmit që kemi qenë ndonjëherë: tani është koha për të thënë po,"- shkruan Michel. 

Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.

charles michel negociatat me be 2022

Sondazh

Poll