Politike

VD-Berisha për Ramën: Nuk e shplani dot, Gedafi mbetet Gedaf! Spiropali: Atje çove djalin e preferuar me flokë të lyera

Debat e replika mes Berishës dhe Spiropalit.

30 Qershor 2022, 16:54 Nga F.M

VD-Berisha për Ramën: Nuk e shplani dot, Gedafi mbetet Gedaf!

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministrja Elisa Spiropali janë përplasur në Kuvend. Berisha krahasoi kryeministrin Edi Rama me ish-udhëheqësin libian Muammar Gaddafi që u vra në vitin 2011 dhe tha se ministret sot sillen njësoj si rojet e Gaddafit. Por, Spiropali replikoi me të dhe tha se Berisha ka dërguar njerëz tek Gaddafi e konkretisht 'djalin e preferuar', referuar ish-kryedmeokratit Lulzim Basha. 

Pjesë nga debati:

Sali Berisha: Të mos ju përdorë asnjëherë Edi Rama për imazhin e tij. Se edhe Gedafi mbante 12 badigarde, por Gedafi Gedaf mbetej. Edhe Rama hajdut ishte dhe hajdut mbetet. Le të marrë jo 14 gra, por 36 dhe ti bëjë ministre përsëri është hajdut, nuk e shplani dot ju atë.

Elisa Spiropali: Përmendi këtu Gedafin, po te Gedafi çove djalin e preferuar Sali, e cove te ato lëkundëset. E gjesdisje me flokë të lyera, të kthyera mënjane. S’ka më këtu as Gedaf, as sjellje gedafore. Ska më sëmundje të tilla këtu, e morët përgjigjen në 2013. Pushteti u duket shumë i largët dhe prandaj bërtisni edhe më fort.

sali berisha elisa spiropali seance plenare 30 qershor 2022

Sondazh

Poll