Politike

Dalja e tezave të maturantëve, Kushi: S'i kontrollojmë dot, ka avancuar teknologjia

Ajo krahasoi provimet em turës me mbledhjet e PD-së ku tha se edhe pse janë 20 persona të pranishëm, gjithçka del në gazeta. 

30 Qershor 2022, 17:20 Nga F.M
Dalja e tezave të maturantëve, Kushi: S'i kontrollojmë dot,
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka justifikuar daljet e tezave të provimeve të maturantëve me avancimin e teknologjisë. Nga foltorja në Kuvend, Kushi tha se nuk është diçka e mirë dalja e tezës, por 31 mijë maturantë dhe 7 mijë mësues të angazhuar në këtë proces nuk kontrollohen dot. Ajo krahasoi provimet em turës me mbledhjet e PD-së ku tha se edhe pse janë 20 persona të pranishëm, gjithçka del në gazeta. 

"Ne i marrim të gjitha masat që në hyrje me mundësitë që ne kemi, por ju e dini sot sa është përmirësuar teknologjia dhe sa e vështirë është që në 31 mijë maturantë të mos shpëtojë ndonjëri. Dalja e tezës patjetër që nuk është mirë, por ne kemi 31 mijë maturantë dhe 7 mijë mësues të angazhuar në këtë proces. Jam e sigurt që ju mezi prisni, në mos të them që interesoheni vetë të gjeni ndonjë mësues që të bashkëpunojë me ju e të nxjerrë testet. Më kujtoni mbledhjet e kryesisë së PD ku 20 veta jeni dhe çfarë diskutoni brenda dalin në gazeta të gjitha. Imagjinoni me 20 veta nuk arrini, po me 31 mijë maturantë? Ne nuk jemi krenarë që del testi, por ju siguroj që dalja e testit nga brenda sallës jashtë, nuk e ka cenuar aspak cilësinë e provimit dhe ju nuk keni fakte që një test i zgjidhur jashtë të ketë hyrë brenda. Por që testi del nga brenda jashtë kjo nuk shkakton një diferencim të maturantëve apo ulje të cilësisë së provimit apo korrigjimit. Ne do marrim masa dhe për këtë, por ju siguroj që është shumë e vështirë, është tepër e vështirë sot. Teknologjia ka arritur atje sa ne as nuk e parashikojmë dot se ku mund të ketë ndonjë mësues apo maturantë me aparatura të përshtatshme për të fotografuar testin,"- tha Kushi. 

evis kushi seance plenare 30 qershor 2022

Sondazh

Poll