Politike

Po afrohet marrëveshja! Edi Rama: Propozimi i fundit francez, i cili është përfundimtari. RMV, pranojeni!

Kryeministri Edi Rama kërkon nga Shkupi zyrtar që të pranojnë atë që e cilëson si 'shansi i fundit'.

30 Qershor 2022, 16:53 Nga k.m.
Po afrohet marrëveshja! Edi Rama: Propozimi i fundit francez, i cili
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtarë ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rama kërkon nga Shkupi zyrtar që të pranojnë atë që e cilëson si 'shansi i fundit'.

"Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!,"-shkruan Edi Rama. 

Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.

 

edi rama emmanuel macron

Sondazh

Poll