Politike

VD-Spaho: Kontrolloni veten, na keni quajtur bagëti e tufë, ju respektojmë si motrat tona

Gjatë fjalës së tij, Spaho tha se ata i respetojnë ndërkohë që mbrapsht marrin pseudonimet, katran, bagëdi e tufë.

30 Qershor 2022, 16:47 Nga I.A,F.M
VD-Spaho: Kontrolloni veten, na keni quajtur bagëti e tufë, ju
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho i ka kërkuar drejtueses së seancës plenare Ermonela Felajt, që të zbatohet rregullorja etike në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Spaho tha se ata i respetojnë ndërkohë që mbrapsht marrin pseudonimet, katran, bagëdi e tufë.

Edmond Spaho: Zonja drejtuese e seancës

Ermonela Felaj: Ju lutem zoti Spaho, mund ta leme zotin Spaho të flasë se ka kërkuar fjalën për procedurë

Edmond Spaho: Zonja drejtuese e seancës kam dashur t’ju tërheq vëmendjen për të zbatuar rregulloren, zonja stolie përmendi fjalën katran, një javë më parë na quajët bagëti, sot tufë, do kontrolloni veten, ne përpiqemi t’ju respektojmë si femra, si motrat e nëna tona, por mos harroni që jeni politikane, nuk mund të kapërceni më keq se meshkujt, ju po e kultivoni këtë klimë, të të folurit sikur….përmirësoni ju lutem.

Ermonela Felaj: Keni qenë me kërkesë për tu përjashtuar nga Kuvendi për mungesë etike, ndërkohë që asnjë nga zonjat nuk e ka kaluar limitin.

edmond spaho seance plenare 30 qershor 2022

Sondazh

Poll