Politike

Akuza të forta/ Dule: Qeveri e oligarkë, s'pyesni për qumështin, por vetëm për beton e hekur

Dule tha se ministret e qeveria janë kthyer në klientë të oligarkëve.

30 Qershor 2022, 17:24 Nga F.M
Akuza të forta/ Dule: Qeveri e oligarkë, s'pyesni për
Vangjel Dule

TIRANË- Deputeti Vangjel Dule ka akuzuar qeverinë se mbështet oligarkët dhe se nuk pyet për qytetarët. Nga foltorja e Kuvendit, Dule tha se ministret e qeveria janë kthyer në klientë të oligarkëve dhe e vetmja gjë për të cilën interesohen janë çmimi i hekurit dhe betonit, e jo ai i produkteve bazë. 

"Kriza ka dy anë, ata që përfitojnë dhe ata që humbasin. Dikush fiton dhe dikush humbet, shuma në fund është zero. Qeveria është një nga fituesit e kësaj krize. Shifrat i dini, janë në rritje të dukshme.  Për kohezionin social dhe paqen sociale, se shoqëria jeton në kushte te pabarazisë. A i keni këto kritere në politikëbërjen tuaj. Çfarë bëri politika gjermane? Reduktoi çmimin e benzinës me 30 cent. Qytetari gjerman që ka të ardhurat për frymë 49 mijë dollarë e blen benzinë më lirë se sa qytetari shqiptar. Përse i propozon Kongresi Ramës që të heqë taksën federale? Deklarata e timonierit tonë, gjeniut të financave, thonë; taksat e naftës nuk do të hiqen. S’ka protestë me foni dhe drita apo me X5. A e shikoni mjerimin tuaj politik dhe retorik zonja të nderuara. Ju vini sot me një akt normativ me të cilin nuk përpiqeni që të fshihni karakterin tuaj klasor. Pozicionoheni me oligarkët. Nuk ju intereson çmimi i miellit, i karburantit, por i hekurit i çimentos, pasi janë klientët tuaj. Jeni qeveria e oligarkëve. Ju nuk keni përgjegjësi qytetarët. Juve jua keni vjedhur votën. Ju jeni qeveria, që nuk janë më klientët tuaj oligarkët, por ju klientët e tyre. Ju vini sot për të konkretizuar me ligjvënie në parlament interesat tuaj. Ju vini dhe miratoni një akt normativ që është kryekëput i interesave të korrupsionit. Ju përmenda herën e kaluar masat e marra nga qeveritë e kaluara. Juve as që ju intereson, as që e diskutoni. Ju intereson vetëm korrupsioni nga i cili ushqeheni. Do t’ju kujtoj duke përfunduar një thënie të një tragjediani që thoshte, qeveritari duhet të ketë tre gjëra parasysh, të qeverisë me ligje dhe qeveria nuk zgjat përjetë, nuk i kini parasysh këti gjëra, nuk i bëni mirë llogaritë. Vini me akte normative pa u përpjekur t’i fshihni nga qytetarët. Kini parasysh që do të doni të fshiheni por nuk do të gjeni se ku,"- tha Dule. 

vangjel dule seance plenare 30 qershor 2022

Sondazh

Poll