Sport

Barcelona gjen lekët, ‘Sixth Street’ i jep 207.5 milionë euro për të drejtën televizive!

Klubi katalan shet 10 për qind të drejtës së tij televizive për 25 vjet

30 Qershor 2022, 15:00 Nga DOSJA

Barcelona gjen lekët, ‘Sixth Street’ i jep 207.5 milionë

SPANJE - Barcelona është ende në një situatë shumë të komplikuar financiare, por me marrëveshjen që sapo është zyrtarizuar, ka një afat minimal. Subjekti katalan ka shpallur një marrëveshje për transferimin te ‘Sixth Street’ të një përqindje të të drejtave televizive për 25 vitet e ardhshme.

Marrëveshja me grupin e investimeve të Amerikës së Veriut, ‘Sixth Street’ do të përfshijë hyrjen e 207.5 milionë eurove, që përfaqëson një fitim kapital prej 267 milionë për sezonin aktual. Në këmbim, Barcelona transferon shfrytëzimin e dhjetë për qind të të drejtave televizive për 25 vitet e ardhshme. Ky operacion është vendimtar që klubi katalan ta mbyllë këtë vit me shifra pozitive.

Fondi amerikan, me qendër në San Francisko, tashmë e di se çfarë është mbyllja e marrëveshjeve me skuadrat e La Ligas: ai nënshkroi, në maj, një marrëveshje me Real Madridin për shfrytëzimin komercial të ‘Santiago Bernabéu’. Përveç kësaj, ai zotëron 20% të ekipit amerikan të basketbollit të San Antonio Spurs në NBA .

"Ne po aktivizojmë leva ekonomike dhe po zbatojmë strategjinë tonë të durueshme, të qëndrueshme dhe efikase për të forcuar bazën financiare të klubit. ‘Sixth Street’ është një mbështetëse e fortë e botës së futbollit, një investitor ekspert në sportet dhe mediat globale dhe një partner që do të na sjellë njohuri dhe burime të rëndësishme duke na lejuar të menaxhojmë në mënyrë të pavarur operacionet tona," tha Laporta.

Megjithatë, ky operacion është i pamjaftueshëm për të zgjidhur kufizimin ekonomik që e pengon Barcelonën të përparojë në planifikimin e saj sportiv dhe t'i japë Xavi një ekip konkurrues. Drejtuesit e klubit po punojnë për të mbyllur, për shembull, shitjen e një maksimumi prej 49.9 përqind të BLM, kompania që shfrytëzon marketingun e klubit të Barcelonës. Operacioni për shitjen e të drejtave televizive dhe ai i BLM mori miratimin e ortakëve në Asamblenë e jashtëzakonshme të mbajtur më 16 qershor.

Barcelona gjen lekët, ‘Sixth Street’ i jep 207.5 milionë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll