Sport

Në Itali e konsiderojnë lojtar modern, Asllani zgjedh në fanellë numrin e ish-kapitenit

Jo vetëm Lukaku. Dita e mërkurë ishte edhe dita e Kristjan Asllanit, futbollistit shqiptar i cili firmosi me Interin.

30 Qershor 2022, 12:07 Nga DOSJA

Në Itali e konsiderojnë lojtar modern, Asllani zgjedh në

ITALI- Jo vetëm Lukaku. Dita e mërkurë ishte edhe dita e Kristjan Asllanit, futbollistit shqiptar i cili firmosi me Interin. Mesfushori dukshëm i emocionuar u shfaq përpara tifozëve duke i përshëndetur para se të hidhte firmën mbi kontratë.

20-vjecari shihet si zëvendësuesi perfekt i Marcelo Brozovic. Në Itali lojtarin e konsideron një lojtar modern,   i cili vrapon pafund dhe ka kualitet. Ndër karakteristikat e tij kryesore janë aftësia për të vertikalizuar dhe për të gjetur direkt sulmuesin.

Kjo është pikërisht ajo për të cilën ka nevojë Lukaku apo Lautaro Martinez. Asllani u mor në huazim për 4 milionë euro, me detyrimin e blerjes për 10 milionë të tjera, + 2 milionë bonuse dhe huazimin e Satrianos. 20-vjeçari shqiptar do të mbajë fanellën me numrin 13, numër që është mbajtur prej vitesh nga ish-kapiteni i skuadrës Andrea Ranochia.

E.Ç (Dosja.al)

asllani inter

Sondazh

Poll