Sport

VD/ Kujdes nga 'modelja': "Unë kam trupin më natyral që një grua mund të ketë"

“Jam e nderuar të bëhem gruaja e parë kubano-amerikane që nënshkruan me WWE”

30 Qershor 2022, 11:10 Nga DOSJA

VD/ Kujdes nga 'modelja': "Unë kam trupin më natyral

SHBA - Valerie Loureda, një luftëtare dhe modele në MMA (Artet e Përziera Marciale), bën hapin drejt mundjes dhe nënshkruan për WWE (World Wrestling Entertainment).

"Jam e nderuar që bëhem gruaja e parë kubano-amerikane në histori, që nënshkruan me WWE. Do të jem mundësja më e mirë sportive e të gjitha kohërave, shënoini fjalët e mia. Unë vij nga një familje emigrantësh, tani është koha për të përfaqësuar gjuhën dhe vlerat tona latine. Faleminderit për këtë mundësi",- ndau Valerie Loureda në llogarinë e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 918.000 njerëz, duke postuar një foto ku mban një valixhe "Money in the Bank".

Valerie Loureda, e cila ka provuar me WWE që nga WrestleMania 38, i lë pas pesë luftimet e saj Bellator MMA me një rekord prej katër fitoresh dhe një humbje. Luftëtarja 23-vjeçare konfirmoi për ESPN, se kishte nënshkruar një kontratë shumëvjeçare me WWE.

Burimet e WWE kanë konfirmuar për ESPN, se Valerie Loureda është një talent i nivelit të lartë. "Unë thjesht e di se çfarë do të jem në gjendje të bëj në WWE. Nuk ka kufij... Unë nuk kam kufij,"- tha Valerie Loureda për ESPN. Në vitin 2020, Valerie Loureda u bë virale në rrjete për shkak të përgjigjes së dhënë nga një ndjekës, i cili e pyeti nëse e kishte operuar gjoksin: “Kam trupin më natyral që një femër mund të ketë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Master Valerie Loureda ???? (@valerieloureda)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll