Sport

Juventus zyrtarizon 'divorcin' me Paulo Dybala, argjentinasi nuk është më bardhezi

Juventusi i dha lamtumirën Paulo Dybala të enjten përmes një deklarate. Ai largohet nga klubi torinez, por me gjasa karriera e tij sportive do të vazhdojë në Itali.

30 Qershor 2022, 14:37 Nga DOSJA

Juventus zyrtarizon 'divorcin' me Paulo Dybala, argjentinasi nuk

ITALI - Ashtu siç pritej, Paulo Dybala nuk do të luajë më për Juventusin sezonin e ardhshëm. Klubi piemontez konfirmoi largimin e sulmuesit të tij të enjten, përmes një komunikate për shtyp. “Ai mbërriti si një premtim i ri dhe i talentuar dhe tani po largohet nga Juve, duke marrë me vete një mori përvojash që e kanë bërë atë kampionin që është.”

Pas shtatë sezonesh në klubin torinez, argjentinasi do të ndryshojë vetëm ajër këtë verë, por ndoshta jo shtet. Njeriu me 293 ndeshje për ‘Zonjën e Vjetër’ me gjasa mund të kalonte te Interi, por me rikthimin e Romelu Lukakut te zikaltrit, planet mund të kenë ndryshuar. E sigurt është, se Dybala ka shënuar kohën e tij me Juven, 115 golat dhe ka fituar 12 tituj.

“Një rrugëtim i mrekullueshëm, ai i jetuar së bashku, i bërë jo vetëm me gola dhe fitore, por me ndeshje të shkëlqyera, mbrëmje të paharrueshme, paraqitje të cilësisë absolute dhe për të gjitha do ta falënderojmë gjithmonë”, përfundon Juventusi në komunikatën e tij.

Juventus zyrtarizon 'divorcin' me Paulo Dybala, argjentinasi nuk

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll