Sport

Juventus i tregon derën De Ligt, Arrivabene i ashpër ndaj holandezit: Nuk mund të mbaj një lojtar që…

Historia mes Juventusit dhe Matthijs de Ligt duket se ka përfunduar tani

30 Qershor 2022, 12:16 Nga DOSJA

Juventus i tregon derën De Ligt, Arrivabene i ashpër ndaj holandezit:

ITALI- Historia mes Juventusit dhe Matthijs de Ligt duket se ka përfunduar tani. Interesimi konkret i Chelseat dhe Manchester City-t, në fakt i ka hapur dyert për shitjen e holandezit, kontrata e lojtarit që përfundon  në vitin 2024 dhe me një klauzolë prej 120 milionë eurosh.

Klubi italian ka pranuar shitjen e 22-vjeçarit, fjalë që konfirmohen nga Maurizio Arrivabene, administratori i deleguar i Juventusit. “Është e pamundur të mbash një lojtar që dëshiron të largohet.

Por është gjithmonë çështje numrash, nuk është se nëse dikush dëshiron të largohet, ti i përgjigjesh: të lutem, zini një vend në tavolinë. Por, nga tavolina e bisedimeve duhet të ngrihen të tri palët të kënaqur. Kush ka paratë, fiton”.

E.Ç (Dosja.al)

 

matthijs de ligt juventus

Sondazh

Poll