Sport

Christophe Galtier sot në ‘Camp des Loges’, njihet me vendin e punës

Ende i pacaktuar zyrtarisht trajner i PSG-së, Christophe Galtier, ishte i pranishëm në ‘Camp des Loges’ mëngjesin e kësaj të enjte. Ai duhet të jetë trajner i klubit parizian deri të hënën, datë e rifillimit të stërvitjeve për kampionët e Francës.

30 Qershor 2022, 14:25 Nga DOSJA
Christophe Galtier sot në ‘Camp des Loges’, njihet me vendin e

FRANCE - Christophe Galtier ishte i pranishëm në ‘Camp des Loges’ këtë të enjte në mëngjes. Ndërsa zyrtarizimi i mbërritjes së tij në Paris nuk është bërë ende, ish-trajneri i Nices tashmë ka vizituar vendin e tij të ardhshëm të punës.

Emërimi i tij si pasardhës i Mauricio Pochettino është vetëm çështje orësh. Galtier do të jetë në krye të PSG-së nga e hëna, kur rifillojnë stërvitjet për kampionët e Francës. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare në orët e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll