Sport

Arrestohen grabitësit, një shqiptar dhe një spanjoll vodhën 3 mln euro në vilën e Verrattit në Ibiza

Kriminelët e arrestuar dyshohet se janë pjesë e një bande shqiptaro-spanjole dhe ishin me precedentë: të arrestuarit janë, njëri shqiptar dhe tjetri spanjol, që akuzohen për grabitje dhe anëtarësim në një organizatë kriminale.

30 Qershor 2022, 13:50 Nga DOSJA

Arrestohen grabitësit, një shqiptar dhe një spanjoll vodhën

SPANJE - Policia spanjolle ka ndaluar 2 persona si autorë të grabitjes 3 milionëshe në një vilë në Ibiza, në pronësi të Ronaldo Nazaria, ‘Fenomeni’, që ia kishte dhënë me qira mesfushorit blu të PSG-së, Marco Verratti dhe gruas së tij Jessica Aidi. Një pjesë e madhe e bizhuterive dhe orëve të vjedhura të futbollistit, u gjetën në një ndarje të fshehtë brenda makinës, në të cilën ishin grabitësit, njeri prej tyre shqiptar.

Autorët e grabitjes së vilës në Ibiza, të marrë me qira nga Marco Verratti dhe bashkëshortja e tij Jessica Aidi, janë kapur mëngjesin e së mërkurës. Policia kombëtare spanjolle ndaloi në mëngjes dy burra në portin e Denia (Alicante), në qytetin bregdetar nga ku nisen tragetet për në ishujt Baleari. Dy të dyshuarit kishin hipur në anije nga Ibiza dhe u kapën kur zbarkuan në kontinent.

Sipas gazetaës iberike ‘Caso Abierto’, kur ata u ndaluan, në makinë hajdutët kishin me vete pjesën më të madhe të plaçkës, e përbërë kryesisht nga bizhuteri dhe orë, të cilat ishin fshehur në një fund të dyfishtë brenda automjetit. Hetimet e policisë janë ende të hapura për të arrestuar pjesën tjetër të anëtarëve të bandës dhe gjithashtu për të zbuluar nëse ata kanë zgjedhur rastësisht vilën e futbollistit blu, apo vjedhja është kryer pas një bastisjeje të organizuar paraprakisht.

Vjedhja ndaj mesfushorit të kombëtares italiane dhe PSG ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur kriminelët hynë në vilën në Cala Jondal që Verratti kishte marrë me qira nga Ronaldo, ‘Fenomeni’. Të favorizuar nga një dritare e hapur e harruar, hajdutët u larguan me një sasi të madhe plaçkë: 10.000 euro para kesh, plus bizhuteri, ora, sende me vlerë dhe diamante me vlerë rreth 3 milionë euro, sipas denocimit të mesfushorit Italian në polici.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll