Sport

PRAPASKENA/ ‘Ja ku e ke babain tend!’ Kjo fjali prishi raportin mes Tuchel dhe Lukakut

Romelu Lukaku është rikthyer zyrtarisht te Inter në formën e huazimit nga Chelsea. 29-vjeçari, i cili shënoi 15 gola në 44 ndeshje për zikaltrit sezonin e kaluar, është i lumtur që është rikthyer në Milano, por nuk është i vetmi që bën tifo për këtë lëvizje

30 Qershor 2022, 12:32 Nga DOSJA
PRAPASKENA/  ‘Ja ku e ke babain tend!’ Kjo fjali prishi raportin mes
Tuchel dhe Lukaku

ITALI- Romelu Lukaku është rikthyer zyrtarisht te Inter në formën e huazimit nga Chelsea. 29-vjeçari, i cili shënoi 15 gola në 44 ndeshje për zikaltrit sezonin e kaluar, është i lumtur që është rikthyer në Milano, por nuk është i vetmi që bën tifo për këtë lëvizje. Ardhja e Big Rom në Itali, në fakt ka lumturuar tifozët zikaltër por edhe trajnerit e Chelseat, Thomas Tuchel.

Tashmë kuptohej që marrëdhënia mes të dyve nuk ishte pozitive. Lukaku nuk arriti të futej në mekanizmat e gjermanit dhe nuk ishte i kënaqur me përvojën e tij në Londër.Megjithatë, tani dalin detaje të reja, marrëdhënia mes Tuchel dhe Romelu Lukakut është prishur për shkak të një shakaje të gjermanit. Një shaka, të cilën belgu është zhgënjyer.

Gazetari i GOAL, Nizaar Kinsella zbuloi se krisja ndodhi kur ata po ndiqnin një ndeshje të Tottenham.Tuchel bëri një koment për ish-trajnerin e Interit, Antonio Conte, duke i thënë  Lukakut: “Ja babai yt”, duke iu referuar teknikut italian.Ishte thjesht një shaka, por mesa duket Lukaku nuk e ka marrë shumë mirë. Dhe pikërisht për shkak të shakasë, marrëdhënia mes të dyve, tashmë e komprometuar, do të ishte përkeqësuar më tej.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

lukaku inter tuchel

Sondazh

Poll