Sport

“Dua të më ndihmosh për Topin e Artë”, kërkesa e turpshme e Sergio Ramos, dalin audiot me kreun e…

Sezoni i tij i fundit, i pari me fanellën e PSG-së, ishte për t’u harruar për Sergio Ramos. Mbrojtësi spanjoll zhvilloi pak ndeshje, pasi dëmtimet nuk lejuan që lojtari të jeptë më të mirën.

30 Qershor 2022, 12:46 Nga DOSJA
“Dua të më ndihmosh për Topin e Artë”,
Sergio Ramos

SPANJË- Sezoni i tij i fundit, i pari me fanellën e PSG-së, ishte për t’u harruar për Sergio Ramos. Mbrojtësi spanjoll zhvilloi pak ndeshje, pasi dëmtimet nuk lejuan që lojtari të jeptë më të mirën. Te Real Madrid, spanjolli ishte një nga mbrojtësit më të suksesshëm në historinë e futbollit. Jo deri në atë pikë sa të konkurronte për Topin e Artë, çmim në të cilin arriti vendin e gjashtë në vitin 2017.

Ndoshta kjo është arsyeja pse lojtari në verën e 2020 shkoi aq larg sa të kërkonte një “ndihmë të vogël” nga Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, siç u zbulua në mënyrë sensacionale nga disa audio që El Confidencial do të publikojë të premten.

"Rubi, mirmbrëma, shpresoj të jesh mirë së bashku me familjen.Ti e di që nuk të kam kërkuar kurrë asgjë, por nëse dua ta bëj sot, është sepse mendoj se është një vit i veçantë për paraqitjet që kam pasur këtë vit. Unë do të doja që ju të më ndihmoni në çdo mënyrë të mundshme dhe të përdorni kontaktet tuaja të UEFA-s në lidhje me Topin e Artë”.

Në mesazhet dërguar Rubiales, Sergio Ramos u përpoq të mbrojë kauzën e tij duke vënë në dukje faktin se fitorja e tij eventuale do të ishte një burim krenarie për të gjithë Spanjën: “Unë do t'ju falënderoja për gjithë jetën time. Jo vetëm për mua, por edhe sepse mendoj se futbolli spanjoll e meriton shumë”.

Sipas asaj që u zbulua, Rubiales u përgjigj se ai me siguri e meritonte çmimin, duke i uruar fat për sezonin e ardhshëm në Champions League dhe duke shtuar se pavarësisht se nuk kishte fuqi vendimmarrëse për detyrën, ai do ta kishte ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme.Të paktën një kërkesë e turpshme, të gjitha detajet e së cilës do të zbulohen në ditët në vijim.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

sergio ramos

Sondazh

Poll