Sport

Shaka apo e vërtetë? Duhen 500 milionë paund që Tyson Fury të rikthehet në ring...

I pyetur nga ‘Daily Telegraph’, kampioni i botës në peshën e rëndë e ka kushtëzuar rikthimin e tij në ring me gjysmë miliardë sterlina (rreth 580 milionë euro).

30 Qershor 2022, 10:44 Nga DOSJA

Shaka apo e vërtetë? Duhen 500 milionë paund që Tyson Fury

ANGLI - Po sikur Tyson Fury të mos i kishte dhënë lamtumirën përfundimisht boksit? Britaniku njoftoi tërheqjen e tij në prill, pasi rrëzoi bashkatdhetarin Dillian Whyte, për të ruajtur brezin e titullit të peshave të rënda WBC në ‘Wembley’. 

Por në një intervistë të publikuar të shtunën nga ‘Daily Telegraph’, boksieri 33-vjeçar tregoi një kusht për të cilin do të ishte gati të rikthehej: as më shumë e as më pak, por Fury kërkon te se 500 milionë paund (rreth 580 milionë euro) për një gjë të tillë.

"Nëse dikush dëshiron ta paguajë këtë, jam i sigurt se do të ketë më shumë njerëz atje, kështu që unë do të kthehem,- tha ‘Gipsy King’. - Por sot e kësaj dite, unë jam jashtë. Nëse dikush dëshiron të humbasë gjysmë miliardi, mendoj se morali im do të testohet”,- qeshi ai.

Shaka apo e vërtetë? Duhen 500 milionë paund që Tyson Fury

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll