Politike

VD-Protesta e 7 korrikut, ankohet Arbi Agalliu: Ma vunë emrin në listë pa më pyetur fare

Arbi Agalliu tha se emri i është shtuar në listë pa e pyetur fare. 

30 Qershor 2022, 11:01 Nga k.m.
VD-Protesta e 7 korrikut, ankohet Arbi Agalliu: Ma vunë emrin në
Arbi Agalliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, u shpreh se ia nuk është pyetur teksa i vendosën emrin në grupin e punës së organizimit të protestës. Në fjalën e tij para mediave, para se të futej në Kuvend, Agalliu tha se emri i është shtuar në listë pa e pyetur fare. 

"Emri im është vënë në atë grup pune pa më pyetur fare. Unë apo rrjeti im dhe të gjithë demokratët e ndershëm do të mbështesim çdo nismë që ka të bëjë me refuzimin e varfërisë dhe korrupsionit nga kjo qeveri,"-tha ai.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

arbi agalliu protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll