Politike

VD-Protesta e 7 korrikut/ Agron Duka i bashkohet Berishës: Do jemi prezent për të dhënë një mesazh

Duka do ti bashkohet protestës së 7 korrikut, e paralajmëruar nga kreu i PD Sali Berisha.

30 Qershor 2022, 10:30 Nga A.B
VD-Protesta e 7 korrikut/ Agron Duka i bashkohet Berishës: Do jemi prezent
Agron Duka

TIRANË- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka do ti bashkohet protestës së 7 korrikut, e paralajmëruar nga kreu i PD Sali Berisha. Për gazetarët, ai u shpreh se do të dalë në protestë për të parashtruar problemet që ka sot bujqësia.

'Po ne do marrim pjesë, PAA, nuk kemi asnjë lloj rakordimi me zotin Berisha apo organizatorët e protestës por mendojmë që për çështjet të cilat bëhet protesta për çmimet e tj por sidomos për problemet që ka bujqësia sot mendoj që PAA duhet të jetë prezent në protestë dhe për të dhënë një mesazh për gjendjen e bujqësisë sidomos për heqjen e tvsh për inputet bujqësore.'- tha Duka.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

agron duka protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll