Politike

VD-Protesta e 7 korrikut, Ina Zhupa konfirmon pjesëmarrjen: Detyra minimale e çdo deputeti

Prezencën e saj, ajo e konfirmoi për mediat para se të futej në sallën e Kuvendit.

30 Qershor 2022, 10:58 Nga k.m.

VD-Protesta e 7 korrikut, Ina Zhupa konfirmon pjesëmarrjen: Detyra minimale

TIRANË- Edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë, duke deklaruar se kjo është detyra e çdo deputeti. Prezencën e saj, ajo e konfirmoi për mediat para se të futej në sallën e Kuvendit.

"Më datë 7 korrik, çdo opozitar, çdo qytetar i pakënaqur nga kjo qeverisje, çdo socialist i ndershëm, çdo njeri që i ka ardhur deri në fyt duke i vënë shkelmin kjo lloj qeverisjeje duhet të vi në shesh dhe të protestoj. Detyra minimale e çdo deputeti, i cili është përfaqësuesi i popullit që ka marrë votat opozitare është që të jetë organizator dhe pjesëmarrës në protestë.

Deputetët në qarqet e tyre përfaqësojnë ata qytetarë opozitarë që i kanë zgjedhur dhe është detyra e tyre funksionale si deputet për të qenë në grupet e punës. Ne e kemi nisur punën 4 deputetët e Vlorës kemi qenë për t’iu bashkuar protestës dhe këtu nuk kemi qenë të ndarë. Në bindjen tonë ne mund të mbështesim njërin apo tjetrin, por kur vjen puna për të mbështetur qytetarët ne jemi të bashkuar,"- tha Ina Zhupa.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

 

ina zhupa protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll