Politike

VD-Protesta e 7 korrikut, Flamur Hoxha: E kemi për detyrë të bashkohemi

Flamur Hoxha u shpreh se e ka për detyrë të bashkohemi edhe me ata që i bashkohen forcës më të madhe opozitare, Partisë Demokratike.

30 Qershor 2022, 10:57 Nga k.m.
VD-Protesta e 7 korrikut, Flamur Hoxha: E kemi për detyrë të
Flamur Hoxha 

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha ka konfirmuar prezencën e tij në protestën e 7 korrikit. Hoxha u shpreh se e ka për detyrë të bashkohemi edhe me ata që i bashkohen forcës më të madhe opozitare, Partisë Demokratike.

"Uroj që shqiptarët të protestojnë si pas masakrës së zgjedhjeve të 25 Prillit në të gjithë qarkun e Kukësit. Ky është një rast që protestohet nga çdo shqiptar jo vetëm nga ata që jetojnë këtu por edhe ata që janë larg dhe që duan që Shqipëria të ndryshojë. Strukturat e PD janë gjthmonë të bashkuara. Dhe ne e kemi për detyrë të bashkohemi edhe me ata që i bashkohen forcës më të madhe opozitare, Partisë Demokratike. Në këtë kundërt kot hyjmë në këtë parlament,"-tha Flamur Hoxha

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

 

flamur hoxha  protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll