Politike

7 korriku, Salianji konfirmon pjesëmarrjen: Kemi 1001 arsye për të protestuar

Ervin Salianji deklaroi jashtë dyerve të Kuvendit se kushdo duhet të bëjë maksimumin dhe veçanërisht ata që kanë kërkuar mbledhjen e protestës.

30 Qershor 2022, 10:42 Nga k.m.

7 korriku, Salianji konfirmon pjesëmarrjen: Kemi 1001 arsye për

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e datës 7 Korrik të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Salianji deklaroi jashtë dyerve të Kuvendit se kushdo duhet të bëjë maksimumin dhe veçanërisht ata që kanë kërkuar mbledhjen e protestës.

“Pa diskutim që protesta e 7 korrikut duhet mbështetur. Kushdo duhet të bëjë maksimumin. Përgjegjësia është e atyre që janë thërritur. Pa diskutim ata janë në të drejtën e tre të bëjnë grupe pune dhe deputetë të tjerë janë të drejtën e tyre të bëjnë grupe të tjera pune. Nuk mund të bëhen grupe pune në mënyrë të njëanshme dhe të paorganizuar. Janë çështje të organizimit, Shqipëria ka 1001 arsye për të protestuar. Është formë reagimi ndaj të gjithë padrejtësia. Për pjesën ç'bën PD, këtu jemi do flasim? Për çfarë të më falin, demokratët nuk janë as kishë dhe as xhami. Nuk kam qëndruar asnjë qëndrim nga çfarë kam thënë. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë ndryshim që nga 6 marsi. Qëndrimeve të mia u qëndroj, por respektoj votën. Mendova rrugën më të mirë, demokratët menduan ndryshe nga unë. Çdo qëndrim vlerësohet me votë, unë jam i privilegjuar që jam më i votuar,"-u shpreh Ervin Salianji.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

 

ervin salianji protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll