Politike

VD-Refuzon thirrjen e Berishës! Protesta e 7 korrikut, Xhaferraj: S'do marr pjesë

Xhaferraj deklaroi se protesta nuk do të bëhet për problemet e qytetarëve por për ato personale. 

30 Qershor 2022, 10:51 Nga A.B
VD-Refuzon thirrjen e Berishës! Protesta e 7 korrikut, Xhaferraj: S'do
Ferdinand Xhaferraj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ishte i vetmi nga deputetët i cili u shpreh i prerë se nuk do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut, të thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ai deklaroi se protesta nuk do të bëhet për problemet e qytetarëve por për ato personale. 

'Në protestë nuk do të marr pjesë. Kjo protestë nuk ka të bëjë me problemet e qytetarëve por me hallet personale'- tha Xhaferraj. 

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

protesta e pd 7 korrik 2022 ferdinand xhaferraj

Sondazh

Poll