Politike

VD-Pyetet për protestën e 7 korrikut, Alizoti: Po më duket vetja superstar, s'më ka njoftuar njeri

Deputeti duke shprehur habinë për kaq shumë kamera që kishte pranë, deklaroi se nuk është informuar për protestën. 

30 Qershor 2022, 10:46 Nga A.B
VD-Pyetet për protestën e 7 korrikut, Alizoti: Po më duket vetja
Tomorr Alizoti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti u habit kur pa kamerat jashtë sallës së Kuvendit dhe gazetarët që iu afruan për t'i bërë disa pyetje. Një prej tyre kishte të bënte me prezencën në protestën e 7 korrikut. Deputeti duke shprehur habinë për kaq shumë kamera që kishte pranë, tha se nuk ka asnjë informacion, pasi nuk është informuar për protestën. 

'Mua nuk më ndiqni ndonjëherë me kaq shumë kamera si këta superstarët e politikës, marr pjesë me kënaqësi në çdo protestë kundër Edi Ramës, për grupin e punës nuk më ka njoftuar njeri.  Unë do bashkëpunoj me të gjithë demokratët, protesta është e domosdoshme në këtë vend, në PD duhet të ishin marrë mendimet e të gjithë deputetëve. Ju falenderoj dhe për këtë vëmendjen e shtuar sot…'- tha deputeti. 

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

protesta e pd 7 korrik 2022 tomorr alizoti

Sondazh

Poll