Politike

VD-7 Korriku/ Grida Duma: Jam pro, Berisha ka bërë shumë mirë që i ka përfshirë deputetët

Grida Duma u shpreh se do të ishte pranë qytetarëve, duke bërë me dije se do të jetë prezente edhe në takimet organizuese. 

30 Qershor 2022, 10:32 Nga A.B
VD-7 Korriku/ Grida Duma: Jam pro, Berisha ka bërë shumë
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka konfirmuar edhe njëherë pjesëmarrjen e saj në tubimin e 7 korrikut të organizuar nga Sali Berisha. Sot për mediat para se të futej në Kuvend, Duma u shpreh se do të ishte pranë qytetarëve, duke bërë me dije se do të jetë prezente edhe në takimet organizuese. 

PJESË NGA PRONONCIMI:

Pyetje: Do angazhoheni për të thirrur njerëz në protestë?

Grida Duma: Absolutisht po. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime më tej se sa përfshirja. Duhet të kuptojmë qartë që grupi parlamentar duhet të ketë prestigjin e të respektohet si i votuar nga demokratët dhe nga shqiptarët.

Si të tillë nuk është vetëm çështje që të jemi në grupe pune, duhet patjetër të konsultohen të gjithë deputetët sa i takon strategjisë që do të ndiqet. Unë jam pro protestave. Besoj që protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq.

Pyetje: Do zhvilloni takime për të parë si është strategjia?

Grida Duma: Patjetër, strategjia është të ketë pjesëmarrje së pari. Unë nuk kam qenë në ato takime e grupe, por e di shumë mirë që kontakte me kolegët që janë në grupe do mbajmë patjetër

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

grida duma protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll