Politike

VD-Kompensimi i çmimeve/ Dhurata Çupi: Minatorët e Bulqizës s'u jepet asnjë investim

Çupi tha se janë disa kategori që nuk kanë marrë përgjigje nga përfaqësuesit e qeverisë se sa është numri i kontratave që përfitojnë dhe cilët janë ata.

30 Qershor 2022, 10:59 Nga A.B
VD-Kompensimi i çmimeve/ Dhurata Çupi: Minatorët e
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaroi ditën e sotme se miniatorëve nuk u jepet asnjë kompensim. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku po diskutohej akti normativ “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”, Çupi tha se janë disa kategori që nuk kanë marrë përgjigje nga përfaqësuesit e qeverisë se sa është numri i kontratave që përfitojnë dhe cilët janë ata.

Përfaqësuesve të qeverisë u kanë bërë disa pyetje sa është numri i kontratave që përfitojnë emrat e kontratave edhe sa është fondi total nga buxheti. Më është përgjigjur vetëm 6 miliardë lekë, ndërkohë pyetjeve të para më thanë që do jepnin me email informacion, akoma nuk kam marrë përgjigje. Qytetaret e qarkut Dibër kur dëgjojnë që shpërndahen këtu me një firmë dhe vullnetin e qeverisë dhe kur shohin varfërinë ekstreme minatorët e Bulqizës banorëve që s’u jepet asnjë investim kam gjithë të drejtën të bëj pyetje e të bëj debat këtu”, tha ajo.

 

seance plenare 9 qershor 2022 dhurata cupi

Sondazh

Poll