Politike

VD-Java çame/ Idrizi i përgjigjet Dendias: Kush nuk ekziston? Duam falje publike nga Greqia

Idrizi u shpreh se qeveria greke thotë se çështja çame nuk ekziston mirëpo deputeti u përgjigj se vetëm në sallën e Kuvendit janë 5 deputetë që janë çam

30 Qershor 2022, 10:21 Nga A.B
VD-Java çame/ Idrizi i përgjigjet Dendias: Kush nuk ekziston? Duam
Shpetim Idrizi

TIRANË- Deputeti Shpëtim Idrizi kërkon falje nga qeveria greke për deklarata e bëra në lidhje me komunitetin çam. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai u shpreh se qeveria greke thotë se çështja çame nuk ekziston mirëpo deputeti u përgjigj se vetëm në sallën e Kuvendit janë 5 deputetë që janë çam. 

'Kjo seancë vjen pas javës çame. 27 qershori, dita e gjenocidit mbi çamërinë. Si asnjëherë më parë unë kam parë këtë kauzë, ky parlament ka nderuar kujtimin e çamëve çdo vit, na kujton se kemi ende çdo vit një dramë njerëzore. Sot dua t'ju kujtoj konventat kombëtare. Shqiptarët sot e kësaj dite nuk gëzojnë dot pronat e tyre, shkak shteti i sotëm grek. Ato kanë një përgjigje foshnjërake, që e përsërisin kudo, këtë çështje nuk e njohim, nuk ekziston. E thënë kështu, më kujton atë njeriun që fut gishtat në vesh e mbyll sytë për të mos shikuar atë që ekziston. Ne kemi të bëjmë me disa komponente, unë dua t'i them nga këtu: Kush nuk ekziston? 

Si unë në sallë janë dhe 5 deputetë të tjerë që janë çamë e që ekzistojnë. Ne shqiptarët e çamërisë nuk jemi rastësisht këtu, jemi këtu si pasardhës të atyre që u dëbuan vetëm se ishin shqiptarë. Ju e dini shumë mirë se në zgjedhjet e fundit ishin mbi 30 kandidatë çamë. Ky arsyetim është jo serioz i diplomacisë greke. 

Kërkojmë nga Greqia një falje publike, ne nuk e bëjmë përgjegjës shtetin e sotëm grek. Të kërkosh falje nuk është tabu. '- u shpreh Idrizi. 

shpetim idrizi seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll