Politike

VD-S'merr pjesë në protestën e Berishës, Açka: S'do jem fizikisht, i kam bërë me fjalë çdo ditë

Açka tha se ka 30 vite që merr pjesë në protestat në vend mirëpo në këtë rast s'do jetë prezente

30 Qershor 2022, 10:21 Nga A.B
VD-S'merr pjesë në protestën e Berishës, Açka:
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka deklaroi ditën e sotme se nuk do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha. Për gazetarët, jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Açka tha se ka 30 vite që merr pjesë në protestat në vend mirëpo në këtë rast s'do jetë prezente. Sipas saj, ajo nuk është fizikisht nëpër protesta e tubime, mirëpo i bën çdo ditë me fjalë. 

“Unë nuk jam personalisht por çdo qytetar është i lirë të protestojë. Qytetari është i lirë të protestojë pastaj unë kam qenë prej 30 vitesh në të gjitha protestat jo vetëm të PD e opozitës por në protestat e shoqërisë civile, është në natyrën time të protestoj. Pastaj nuk është e thënë jam apo s’jam fizikisht, protestat e mia i kam bërë me fjalë çdo ditë”.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

flutura acka protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll