Politike

VD-Protesta e 7 korrikut/ Alibeaj s'merr pjesë: Para se Berisha të shkojë te sheshi, të vijë të flasë për oligarkët

Alibeaj deklaron se përpara se Berisha të mbledhë njerëzit në shesh, do të duhet të shkojë në Kuvend dhe të flasë për oligarkët.

30 Qershor 2022, 10:18 Nga A.B

VD-Protesta e 7 korrikut/ Alibeaj s'merr pjesë: Para se Berisha

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë pjesë e protestës së 7 Korrikut, thirrur nga Sali Berisha, pasi ky i fundit sipas tij, nuk është përfaqësuesi i duhur i zërit të shqiptarëve të vuajtur. Me anë të një reagimi, Alibeaj deklaron se përpara se Berisha të mbledhë njerëzit në shesh, do të duhet të shkojë në Kuvend dhe të flasë për oligarkët.

REAGIMI I ALIBEAJT:

Mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Do protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përbashkimi i këtyre njerëzve që sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Nuk e kuptuat mirë se çfarë thashë. Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

enkelejd alibeaj protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll