Politike

'Do ishte e pështirë'/ Putin i përgjigjet ironisë të udhëheqësve të G7, citon Pushkin

Udhëheqësit e shtatë vendeve më të fuqishme në botë bënë shaka me Putinin dhe pyetën njëri-tjetrin nëse duhet të zhvisheshin ashtu si edhe si presidenti rus.

30 Qershor 2022, 09:45 Nga k.m.
'Do ishte e pështirë'/ Putin i përgjigjet ironisë
Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin komentoi batutat e bëra nga liderët e G7 në lidhje me të, duke mos e kursyer ironinë. Udhëheqësit e shtatë vendeve më të fuqishme në botë bënë shaka me Putinin dhe pyetën njëri-tjetrin nëse duhet të zhvisheshin ashtu si edhe si presidenti rus.

“Nuk e di se si donin të zhvisheshin, deri në bel apo nën bel, por mendoj se kjo do të ishte një pamje e neveritshme,”- tha Putin. Po ashtu, Putin shtoi se ishte dakord me fjalët e poetit Aleksandër Pushkin "që mund të jesh një person i arsyeshëm dhe të mendosh për bukurinë e thonjve".

"Unë pajtohem me këtë. Çdo gjë te një person duhet të jetë harmonike, si shpirti ashtu edhe trupi. Por që gjithçka të jetë harmonike, duhet të hiqni dorë nga konsumimi i tepërt i alkoolit dhe zakoneve të tjera të këqija, të angazhoheni në kulturë fizike dhe sport,"-u tha Putin udhëheqësve të G7.

Në mbledhjen e Saimitit të G7 në Alpet e Gjermanisë, liderët e vendeve pozuan për kameran dhe me humor u shprehën nëse do të duhet që të hiqnin bluzat, ashtu siç bën Putin për të treguar muskujt e tij./ Marrë nga Kurir

vladimir putin

Sondazh

Poll