Politike

Protesta e 7 korrikut, Këlliçi: S’duhet njoftim për të bërë detyrën

Këlliçi ka sqaruar se deputetët e PD-së janë caktuar të bëjnë detyrën e se për këtë gjë nuk duhet marrë leje.

30 Qershor 2022, 00:54 Nga F.M
Protesta e 7 korrikut, Këlliçi: S’duhet njoftim për
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi thotë se protesta e 7 korrikut vjen në momentin e duhur dhe i përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve. I ftuar në emisionin “Noë” në “Euroneës Albania”, Këlliçi u shpreh se përmes kësaj proteste, opozita duhet të zbresë qeverinë me këmbë në tokë. Ai iu përgjigj edhe deputetit Saimir Korreshi, i cili u 'ankua' publikisht se nuk i kishin marrë leje për ta vendosur në grupet e punës së PD-së. Këlliçi ka sqaruar se deputetët e PD-së janë caktuar të bëjnë detyrën e se për këtë gjë nuk duhet marrë leje.

“I bie që një deputet që është i ngarkuar për të përfaqësar qarkun dhe zonën ku ka dalë deputet, i bie që nuk paska njoftim për detyrën që ia kanë mandatuar demokratët. Është procedurë standarte. Kryesia, deputetët i ka shpërndarë në zonën ku janë zgjedhur. Ose si në rastin e zotit Paloka, ka kërkuar të jetë në Tiranë dhe Bylykbashi në Durrës. Patjetër është marrë një vendim unanim për t’ja respektuar këtë kërkesë Hallet e qytetarëve nuk pyesin për temperatura të larta apo motin. Ne i përgjigjemi momentumit politik. Gjykoj që është një protestë e duhur që i shërben qytetarëve. Pres që më në fund ku pas gjithë kësaj periudhe ku ne jemi marrë me njëri-tjetrin dhe i kemi dhënë një fare komoditeti Edi Ramës, opozita t’i rikthehet misionit të saj dhe të bëjë opozitë. Të mbushë sheshet, të protestojë, të zbresë qeverinë me këmbë në tokë dhe t’I shkurtojë ditët qeverisë”, theksoi deputeti.

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi shkruante se nuk është njoftuar që është bërë pjesë e grupit të punës për protestën e 7 korrikut. PD publikoi sot hartën me grupet e punës të ngritura për përgatitjen e protestës së 7 korrikut. Në qarkun e Fierit, Korreshi rezulton të jetë bërë pjesë e grupit të punës që kryesohet nga Luan Baçi.

belind kellici

Sondazh

Poll