Politike

“Jam i dashuruar me protestat”, Sula konfirmon pjesëmarrjen më 7 korrik: Do angazhohem maksimalisht

Deputeti u shpreh se nuk paragjykon asnjë lloj organizatori të protestave dhe premtoi se do të jetë para kryeministrisë.

30 Qershor 2022, 00:43 Nga F.M
“Jam i dashuruar me protestat”, Sula konfirmon pjesëmarrjen
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut të lajmëruar nga kryedemokrati Sali Berisha. I ftuar në “Radari Informativ”, Sula u shpreh se “është i dashuruar me protestat”. Ai shtoi se nuk ka rëndësi kush është organizatori, por nëse bëhet fjalë për të mbrojtur qytetarët do të jetë përballë kryeministrisë.  Deputeti u shpreh se nuk paragjykon asnjë lloj organizatori të protestave dhe premtoi se do të jetë para kryeministrisë.

"Sigurisht nga 2005 dhe më vonë kam dalë në çdo protestë, përveç 2 protestave të fundit sepse nuk kisha mundësi fizike të shkoja. Në të gjitha protesta që ka thirrur Shoqëria civile kam qenë. Unë e kam të shenjtë protestën. Do të organizoj njerëzit dhe mbështetësit e mi. Nuk janë demokratët aty, janë qytetarët tanë. Nëse në protestat e tjera kam pasur një angazhim minimal, në datën 7 korrik do të kem një angazhim maksimal. Për të qenë i sinqertë nuk është gjë e keqe, është vlerësim që është futur edhe emri im në grupet e punës. Nëse Berisha do ketë këtë qasje do të ishte një gjë e mirë, një hap që do ta shikoj si një kthesë dhe fije shprese për të pasur një bashkim të demokratëve.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

dashnor sula protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll