Politike

Zbulohet ‘përfituesi’! Deputeti Gështenja del në dosje, numëruesit i shtuan 38 vota

Gështenjës i janë shtuar 38 vota që i janë hequr kandidatit tjetër, Ardian Zeneli.

29 Qershor 2022, 22:18 Nga F.M
Zbulohet ‘përfituesi’! Deputeti Gështenja del në
Lefter Gështenja

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka qenë një nga ‘përfituesit’ e votive të manipuluara në Elbasan. Emri i tij ka dalë në dosjen e prokurorisë së Elbasanit që lëshoi tetë urdhërarreste për numëruesit e votive. Në dëshmitë e tre prej tyre zbulohet se Gështenjës i janë shtuar 38 vota që i janë hequr kandidatit tjetër, Ardian Zeneli.

Dëshmitë e tre numëruesëve:

Në deklarimet e dhena si person qe tregon rrethanat e hetimit  shtetasi Algert Alla ka deklaruar se:

“ Jam me banim ne  qytetin e Prrenjasit  dhe punoj ne bashkin Prrenjas. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Socialiste qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Erjon Dashi,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Une  nuk kam qene kur jane numeruar votat per subjektet zgjedhore, pasi eshte mbaruar  numerimi i votave per subjektet zgjedhore, ka filluar numerimi i votave per  kandidatet e  e çdo subjekti zgjedhor. Pasi hapesh kutija, ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana e grupit te numerimit fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor. Pas perfundimit te numerimit te votave  për çdo kandidate zgjedhor, të çdo Subjekti politike  plotesohej procesverbali  për çdo kandidate, pastaj  plotësohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme. Në lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja  dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votat ne kuti, une  mendoj se eshte nje gabim njerzore dhe me sa mbaj mende  kjo kuti ka qene ne momentet e fundit te numerimit.

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethanat e hetimit  shtetasi Mili Vasku ka deklaruar se:

“ Jam me banim ne  fshatin Rrajce Fushe, Njesia Administrative Rajce, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Levizja Socialiste Per Integrim qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas.Une kam qene  ne  numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri.Pasi mbaroj numrimi i votave per  subjektet politike ka filluar numerimi i votave per  kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Erjon Dashi. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

 Pas perfundimit te numerimit te votave  per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike  plotesohej procesverbali  per çdo kandidate, pastaj  plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim.

 Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votave ne kuti, une  them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ky veprim eshte bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes  dhe pa asnje lloje interesi. Desha te shtoj se ne KZAZ nr.53  ku une kam qene numerues i votave  vetem per kandidatet e subjekteve politike , e kemi kryer detyren  ne rregull dhe nuk kemi patur as nje kontestim, dhe as nje  problem. Per kete kuti  qe ka dale  vetem nje gabim  siç thashe duhet te jete gabim njerzore jo  me dashje.

Në deklarimet e dhena si person që tregon rrethanat të hetimit  shtetasi Erjon Dashi ka deklaruar se:

“Jam me banim ne  fshatin Berzesht, Njesia Administrative Qukes, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Demokratike qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas. Une kam qene  ne  numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri.

 Pasi mbaroj numrimi i votave per  subjektet politike ka filluar numerimi i votave per  kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

 Pas perfundimit te numerimit te votave  per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike  plotesohej procesverbali  per çdo kandidate, pastaj  plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim. Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votat ne kuti, une  them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ku veprim eshte bere nga pakujdesia , si rezultat i lodhjes  dhe pa asnje lloje interesi”.

Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Të tetë personat kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesisht në në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan. Në dëshmi, ata janë shprehur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e lodhjes në punë dhe nuk është bërë me qëllim.

arrestohen numeruesit ne elbasan zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll