Politike

Skandali me pasaportat/ Gazetari: Për ne histori e vërtetë, për diplomatët e tjerë mund të rrëfehet si barsaletë

22 Shkurt 2019, 21:40 Nga DOSJA
Skandali me pasaportat/ Gazetari: Për ne histori e vërtetë,

Tiranë- Gazetari Armand Bajrami, ka reaguar lidhur me transportin e pasaportave shqiptare me çantë rrobash drejt Greqisë e më pas vjedhjen e tyre në një parking së bashku me makinën ambasadës shqiptare.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Armand Bajrami ka ironizuar me rastin në fjalë, ndërsa thotë: “Për ne është një histori e vërtetë. Për diplomatët europianë e më gjerë mund të rrëfehet edhe si barsaletë”.

Postimi i plotë:

Fillimisht me shume se 100 pasaporta transportohen prej Ministrise per Europen dhe Punet e Jashtme nga Shqiperia ne Greqi si te ishin kavanoze turshie apo porosia e nje emigranti, me nje cante ne autobus linje. Pala greke i bllokon ne Kakavije. Shkon Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë dhe i merr ne dorezim. Diplomatit jo pak te rendesishem i thyejne makinen me targa CD dhe i vjedhin 100 pasaporta.

Per ne eshte nje histori e vertete. Per diplomatet europiane e me gjere mund te rrefehet edhe si barsalete.

Ngjarja u raportua nga mediet, ndërsa sot reagoi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila me anë të një deklarate për mediet dhe se kishte nisur një hetim për përgjegjësit. (Lexo këtu) Po ashtu ambasada tha se emigrantët e prekur nga ky rast nuk do u duhet të paguajnë më për aplikimin për pasaportë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike armand bajrami vjedhja e pasaportave shqiptare armand bajrami vjedhja e pasaportave shqiptare

Sondazh

Poll