Politike

Rebelimi i Murrizit, a u shkarkua vëllai i tij?

22 Shkurt 2019, 21:49 Nga DOSJA
Rebelimi i Murrizit, a u shkarkua vëllai i tij?

Ditën e sotme, deputeti Myslim Murrizi u përjashtua nga PD-ja. Por vetëm pak ditë më parë vëllai i tij, Land Myrrizi thuhet se ishte shkarkuar nga detyra si kryetar i njësisë administrative Golem.

Si duket dardha e paska pas bishtin mbrapa ngaqë kur para disa ditësh u shkarkua Kryetari i Njësisë Administrative Golem z. Roland,”-shkruhet në faqen Llogje Kavaje.

Gjithashtu në postimin në Facebook, personi që ka shkruar statusin u shpreh se shkarkimi i Murrizit erdhi pasi ai ka filluar punën kundër kreut të bashkisë pasi ka mbetur i zhgënjyer prej tij.

“Murrizët janë të zhgënjyer prej Takut i cili i ka gënjyer si shumë të tjerë dhe normalisht do të punojnv kundër beut tëri të Kavajës i cili u pasurua në mënyrë galobante për dy vjet kryetar bashkie.”

Postimi i plotë:

Por postimit në Facebook me anë të një komenti i është përgjigjur vetë, Landi Murrizi, i cili e ka mohuar një fakt të tillë.

“Unë Roland Murrizi po të lajmëroj që mbaj akoma detyrën e marrë nga kryetari i Bashkisë z. Isa Sakja. Dhe do të më keni përballe në fushatën e ardhshme në krahë të kryetarit aktual!”

Gjithashtu në komentin e tij, Landi Murrizi ka përmendur një person të quajtur Megi, e cila sipas tij ka ushtruar korrupsion në institucionet shtetërore.

“Do të jem në krahë të Z.Isa Sakja sepse në administratën e Bashkisë kurrë nuk kam dëgjuar kërkesën që të kërkojë 50 euro për një vërtetim. Të të vijë turp që merresh me emrin tim kur më keni trajtuar si armik të popullit të gjithë si kope.”

Kujtojmë që kreu i Bashkisë së Kavajës i përket Partisë Demokratike. Të jetë i vërtetë shkarkimi i vëllait të Murrizit? Nëse po, kanë lidhje përjashtimet e dy vëllezërve nga PD brenda pak ditësh?

Këto pyetje i ngremë pasi nuk dihet nëse llogaria nga e cila është  komentuar, i përket Landi Murrizit, apo ndonjë personi tjetër…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike isa sakja kavaje landi murrizi myslim murrizi pd isa sakja kavaje landi murrizi myslim murrizi pd

Sondazh

Poll