Politike

Denoncimi i gazetarit: Ambasadorja jonë në Greqi merr me qira vilë 3-katëshe me çmim sa 3 rroga konsulli

21 Shkurt 2019, 21:23 Nga DOSJA
Denoncimi i gazetarit: Ambasadorja jonë në Greqi merr me qira

Tiranë- Gazetari Shpëtim Zinxhiria, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar ambasadoren e Shqipërisë në Greqi Adriana Hodari, që sipas tij ka zgjedhur për të banuar një vilë trekatëshe e jo në atë ku kishte banuar paraardhësi i saj. Sipas gazetarit Zinxhiria për të paguar qiranë e vilës së Hodarit, që është edhe kushërira e një ish-ministri të qeverisë, nuk mjafton as rroga e Kryeministrit.

“Si zonjë e shoqërisë së lartë nuk i pëlqeu shtëpia ku kish jetuar më parë ish-ambasadori Dashnor Dervishi, pasi kjo shtëpi ishte tre herë më lirë për qiranë. Aq sa ish ambasadori nga 1200 që paguante e uli ate ne 900 euro, por sot zonja paguan 2.5 herë më shumë para për jetesen dhe qejfin e saj.
Shtëpia lluksoze jashtë çdo mundësie me të cilën po përballet sot shoqëria shqiptare ende vazhdon. Shuma marramendëse e qirasë është e barabartë me rrogën tremujore të një konsulli shqiptar të kësaj ambasade, akoma shumë se rroga e kryeministrit shqiptar Edi Rama”, – shkruan Zinxhiria.

Ai shprehet se qiraja për vilën është 2100 euro. Po ashtu ai shprehet se “Sikur të mos mjaftojë kjo zonja ka harxhuar edhe shuma të mëdha për rehatinë e saj, vetëm vazo lulesh kalojnë 600-700 euro, për të cilat gjysmat nuk dihet se ku kanë përfunduar”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriana hodari ambasadorja shqiptare në greqi shpenzime marramendëse shpëtim zinxhiria adriana hodari ambasadorja shqiptare në greqi shpenzime marramendëse shpëtim zinxhiria

Sondazh

Poll